Prespa është zona e parë e mbrojtur ndërkufitare në Ballkan e cila përfshin 3 parqe nacionale dhe një park të natyrës. Ruajtja e mjedisit jetësor, i peizazheve të bukura, monumenteve dhe habitateve nga ana tjetër, nuk mund të mbështetet vetëm në bashkëpunimin e sektorit joqeveritar, por kërkon përcaktim të fuqishëm të qeverive për mbrojtjen e kësaj bukurie natyrore e cila i kalon kufijtë e një shteti. Rajonin e Prespës e ndajnë tre shtete, por ka vetëm një të ardhme.
![](https://i.ytimg.com/vi/-AGUPU-u2SA/maxresdefault.jpg)