Mbrëmjen e së martës emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar qendrat e masazheve të cilat janë kthyer në fole prostitucioni, pasi shërbimi që ofronin këto qendra ishte seks kundrejt parave.
Pas këtij denoncimi policia ka njoftuar se është bërë e mundur ndalimi i një 30-vjeçareje me iniciale E.O, e cila është administratorja e një prej këtyre qendrave masazhesh. Gjithashtu është shpallur në kërkim një 36-vjeçar me iniciale O.Rr i cili është pronari i qendrës së masazheve.
Sipas policisë, në lidhje me rastet e tjera të transmetuara, janë kryer veprimet procedurale për subjektet e përmendura, konkretisht:
Më 10 janar janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;
Më 27 mars janë arrestuar 6 shtetas, administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse, në një qendër masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;
Më datë 19 korrik është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews# Biznesi#masazheve
![](https://i.ytimg.com/vi/-AXV6HNe-rg/maxresdefault.jpg)