Kombëtarja shqiptare i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 që do të luhet në ‘Air Albania Stadium’, një ndeshje që mund të vendosë shumë për cështjen e kualifikimit për në Evropian. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide deklaroi se skuadra e tij do të japë shpirtin në fushë ndaj Polonisë teksa e pret një përballje e vështirë
Sinkron Sylvinho: Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Mendoj se nuk ndryshon asgjë nesër. I përgatitim gjithë ndeshjet njësoj. Që ditën e parë që erdha këtu thashë që dua të shoh një skuadër që jep zemrën dhe shpirtin në fushë.Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Do të luajmë përpara 20 mijë tifozëve. Do të jetë e vështirë, na pret një ndeshje aspak e thjeshtë. Pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur në fushë. Me mbështetjen e popullit shqiptar, unë mendoj se do të bëjmë diçka të madhe gjatë 90 minutave.
Më pas trajneri kuqezi tha se skuadra e tij do të luajë për të fituar duke shtuar se Polonia është një ekip ndryshe nga Cekia
Sinkron Sylvinho: Të gjithë futbollistët zbresin në fushë për fitore, gjithë skuadrat përgatiten për fitore. Por ka edhe kundërshtarë përballë, që kanë objektivat e veta. E rëndësishme është të mos humbasim. Polonia është një kundërshtar ndryshe, ata luajnë ndryshe nga çekët.Jemi përgatitur shumë mirë. Ne do të luajmë me shpirt dhe me zemër në aspektin strategjik. Më pas është edhe aspekti taktik. Polonia ka një skuadër të madhe, kanë lojtarë shumë cilësorë dhe një trajner me eksperiencë.Jam i kënaqur me skuadrën time. Jemi në mes të rrugës, kemi edhe katër finale. Edhe Shqipëria ime ka lojtarë shumë të fortë teknikisht. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar.
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe Ylber Ramadani i cili tha se në futboll ka gjithnjë presion dhe se dhe lojtarët duhet të hyjnë në fushë pa eufori
Ylber Ramadani
Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Polonisë do të luhet në orën 20:45 të kësaj të diele dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sylvinho#Kombëtarja
![](https://i.ytimg.com/vi/-C4TQW1g9Rg/maxresdefault.jpg)