Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, duke folur për prindërimin dhe vështirësitë që ka ditët e sotme, pastori Paulin Vilajeti ka treguar një histori nga fëmijëria e tij. Ai shprehet se jetonin në Pukë dhe pjesën më të madhe të ditës qëndronte vetëm me vëllain e vogël në shtëpi sepse prindërit duhet të punonin. Pastori tregoi se i ka ndodhur një incident që nuk do ta harrojë asnjëherë pasi ekzistonte mundësia që ai dhe vëllai mund të mos dilnin të gjallë nga shtëpia pasi i mori soba flakë.
“Unë nuk do e harroj kurrë, sepse unë kam një vëlla i cili është 6 vjet më i vogël se unë dhe prindërit e mi punonin tërë ditën. Ne ishim transferuar në Pukë dhe rrinim të mbyllur në shtëpi, unë isha 10 vjeç, vëllai ishte 4 dhe më duhej që të kujdesesha për vëllain dhe nuk e harroj kurrë.
Ishte Pukë dhe duhej të ngroheshim, ishte me anë të sobës edhe ishte fik soba dhe unë mora benzinë, soba ishte e ngrohtë, ia kam hedhur sobës dhe plasi. Unë kam thirrur ndihmë, ndihmë, besoj se ka qenë dora e Zotit. Unë akoma nuk e di se si është e mundur që nëna ime ka hyrë brenda dhe ka parë zjarrin... Është e bindur që është dora e Zotit, jam i bindur se unë dhe vëllai nuk do kishim qenë sot dhe ajo donte t’i hidhte ujë.
Mos i hidh ujë, e kisha mësuar në shkollë , po çfarë të bëj tha? Hidhi qilimin, e hodhi qilimin dhe u fik. Pra edhe ajo kohë ka qenë shumë e vështirë për prindërit. Në një farë mënyre isha 10 vjeç dhe isha si prind dhe për vëllain dhe unë mendoj se shumë nga fëmiëjt kanë rritur njëri-tjetrin në atë kohë ngaqë prindërit ishin tërë kohën në punë”, ka rrëfyer pastori Paulin Vilajeti.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/-D0rMZ66OhE/maxresdefault.jpg)