Si sot një vit më parë, prokuroria Speciale ndërmori një vendim të pritshëm e të fortë në atë kohë. Bëhet fjalë për rinisjen e hetimeve nga kjo prokurori për vrasjen e bankierit Artan Santo. Që prej vrasjes e deri një vit më parë, askush nuk tentoi të paktën të rikthejë e të rihetojë këtë krim, që tronditi asokohe opinionin publik.
Prokuroria e Tiranës bëri një kërkesë për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Santo. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.
Por, si sot një vit më parë dosja e bujshme kaloi dhe tashmë është në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihet se në cilat indicie, apo prova u bazua vendimi për rihapjen e çështjes së kësaj vrasjeje, por dyshohet se bankieri u eliminua nga një grup i strukturuar kriminal. Nuk bëhet me dije nëse janë gjetur elementë të rinj që mund të zbulojnë vrasësin që u largua me një motor bashkë me një tjetër person.
"Si sot një vit më parë" është një rubrikë e re në Top News, e cila rikthen në vëmendjen e publikut ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur një vit më parë. Në rubrikën prej pak minutash rikthehet ngjarja më e rëndësishme e një viti më parë nga politika, kronika, ekonomia, por edhe rajoni, bota e sporti. Nga e hëna në të premte, ora 09:45 do të ndiqni rubrikën më të re.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#sisotnjëvitmëparë#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/-Eywk9W_Olk/maxresdefault.jpg)