Kompania italiane INC S.P.A do të ndërtojë hekurudhën Tiranë –Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit. Sipas njoftimit të BERZH pas mbylljes së garës ndërkombëtare ku morën pjesë tre kompani u përzgjodh fituese kompania italiane pasi dha ofertën më të ulët prej 69.7 milionë eurosh për realizimin e projektit. Kjo kompani rezulton e regjistruar në Torino të Italisë ka si objekt veprimtarie ndërtimin ndërsa dega në Shqipëri është regjistruar në vitin 2019.
Kostoja totale për ndërtimin e këtij segmenti hekurudhor ka një kosto totale prej 92 mln eurosh nga të cilat 35.5 milionë euro do të jepen si grant në kuadër të Investimeve te Ballkanit Perëndimor ,36.9 milionë euro është nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do të financohet nga qeveria shqiptare. Projekti parashikon rehabilitimin e një linjës hekurudhore Tiranë –Durrës e cila ka një gjatësi prej 34,2 km dhe është pjesë e Korridorit Mesdhetar për lidhjen hekurudhore ndërsa vendosja e saj në funksion pritet të bëhet pas 2 vite e gjysëm.
Stacioni i kësaj linje hekurudhore për kryeqytetin si fillim u vendos të ishte në të njëjtin vend me atë të terminalit të transportit publik por më pas u vendos zgjatimi dhe është vendosur që të ngrihet pranë ish-stacionit të vjetër të trenave në Tiranë.
Edhe pse ende nuk është vendosur mendohet se çmimi i biletës do të jetë 1.5 për çdo pasagjerë.Projekti parashikon që trenat në këtë linjë të lëvizin me një shpejtësi që do të arrijë deri në 100 km duke larguar përfundimisht lëvizjen e trenave me naftë dhe zëvendësimin e tyre me trena elektrikë në linjën Durrës-Rinas-Tiranë e anasjelltas.
Sistemi ekzistues hekurudhor i Shqipërisë u zhvillua në mes të 1947 dhe 1986 dhe që prej kësaj periudhe në vend kanë munguar investimet moderne dhe gjithë rrjeti është ndërtuar si një pistë e vetme, jo e elektrizuar.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!