ADHD (shkurtim për deficit vëmendjeje dhe çrregullim hiperaktiviteti) është një nga çrregullimet më të zakonshme që shfaqet te fëmijët. Përgjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, neuropediatrja Migena Kika shpjegoi simptomat e saj si mungesa e vëmendjes, impulsiviteti dhe lëvizje të shtuara e të pakontrolluara.
Një nga aspektet që nuk u prek gjatë programit, është bashkëshoqërimi i ADHD me çrregullime të tjera. Rasti i një telefonueseje që dyshon se fëmija i saj ka ADHD dhe jo autizëm, solli një sqarim më të qartë të situatës nga Kika.
Telefonuesja: Unë kam një fëmijë 7 vjeç i cili është në klasën e parë dhe ka pak a shumë të njëjtat gjëra që thotë doktoresha. Te qendra ku e ndjek më kanë thënë që është me autizëm, ndërkohë që unë dyshoj që mund të ketë ADHD sepse fëmija ka shumë hiperaktivitet, në shkollë e kam me mësuese ndihmëse dhe gjatë kohës që është me të, është okej. Sa largohet ajo, shfaq sjellje, lëviz nga klasa, nuk qëndron, nuk ka përqendrim, ulet në tokë, përplaset në tokë. Edhe kur vjen në shtëpi është shumë e vështirë që të mund ta menaxhoj.
Migena Kika: Pyetje shumë e bukur në fakt që është një gjë që nuk u prek. Ka apo nuk ka autizëm fëmija unë këtë nuk di ta them dhe duhet vlerësuar dhe diagnostikuar. Por ama, një numër shumë i madh i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit si diagnozë shoqëruese, diagnozë të dytë, komorbiditet quhet ndryshe, kanë ADHD. Ka evidenca, studime që raportojnë 50-70% të individëve me autizëm kanë dhe ADHD bashkëshoqëruese, pra kanë edhe 2 diagnoza apo 3 diagnoza bashkë. Pra mund të jenë të dyja, mund të jetë vetëm ADHD, mund të jetë çrregullim i spektrumit të autizmit. Të dyja, si autizmi, si ADHD janë të dyja çrregullimi neurozhvillimi. Nëse ka edhe ADHD shoqëruese, duhen adresuar të dyja, pra duhet marrë me të dyja çrregullimet.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #migenakika #deadahyka #etlevahysenaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/-MtpiJn81Qg/maxresdefault.jpg)