Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e një ish-ushtaraku, i cili ka punuar në nëndetëse për më shumë se 20 vite. Hysni Bajrami thotë se ka ka punuar në Flotën Detare nga viti 1970 deri në vitin 1992, ku është nxjerrë në lirim. "Në vitin 1996 kam dalë në pension, kam marrë pension pleqërie. Unë kam punuar në nëndetëse, në Flotë Detare, madje kam marrë edhe dekorata. Puna jonë ka qenë tejet e vështirë, pasi unë kam pasur gradën nënoficer dhe polumbar. Ligji e përcaktonte se me një punë të tillë, dilje 50 vjeç në pension. Kam punuar në nëndetëse në Durrës dhe Shëngjin" thotë z.Bajrami.
Më tej pohon se, problemi aktual, për të cilin i është drejtuar emisionit "Fiks Fare" është se s'merr dot pension suplementar. "Të gjithë shokët e mi marrin pension suplementar, kurse unë s'marr. Në vitin 1996 unë dorëzova dokumentin nga reparti që specifikohej se grada ishe nënoficer dhe polumbar. Me këtë punë kishte ligj se dilje në pension 50 vjeç. Dhe unë ashtu dola. Deri tani marr pension pleqërie, s'kam as suplementar. Kam kërkuar te Sigurimet Shoqërore në Durrës, më thonë se i kanë dërguar shkresa arkivit të ushtrisë. Kjo i kthen përgjigje se s'gjejmë dosje në arkivë. Atëherë e konfirmuan, kurse tani jo. Ushtria ka dalë për skrap" thotë Hysniu.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!