TRIMI QË S'U NDAL KURRË
Deshmori FEHMI RAMA i lindur 15.09.1976 ishte i dalluar edhe në Njësitin Special "Tigrat e zi" në të cilin ishte inkudruar që nga 26 gushti i vitit 1998 duke u sistemuar në formacionet diversante.Fehmiu ishte trim sypatrembur,i shkathet dhe i shpejë si rrufeja.Kete me se miri e ilustron bashkëluftetari i tij major Liman musliu ,kur e shpjegon nje rast:Kur forcat serbe depertuan dhe u vendosen ne Likofc ,propagandonin se u shkatërrua UÇK-ja.Me Fehmi Ramen ,Xhevat Demakun ,Bedri Demakun ,Hamdi Thaçin ,Astrit Halilin , Xhevat Ramen e të tjerë,kurrë nuk i lamë të qetë.I sulmonim për qdo mbramje."Betejat e tij ishin të panumërta" Kur behej rreshtimi para Komandës për të intervenuar,ai ishte i pari qe dilte nga rreshti dhe me të madhe fliste:UNE DO TË SHKOJ, rrefen sot nënkolenel Lulzim Deliu .Po më thuaj një betejë vellaçko ku nuk i ka kënduar mitralozi i tij , Te ishe me të në betejë ishe me i fortë e më i sigurt .sepse kishe me vete një djalë bujar ,trim e të pandarë.Fluturonte nga beteja në betejë.Pos tjerash ai ishte edhe humorist i madh dhe me shakat e veta ,gjithmonë e mbante gjallë frymen dhe moralin luftarak në mesin ku vepronte.Pastaj vargje te tera të rilindësve recitonte si të ishte artist profesionist.Ishte orator i shkelqyshëm.Kishte vizone te mira dhe me shembuj konkret behej udhërrefyes për luftaret e rinj ,të cilët i përgatiste për beteja. Rikujton bashkëluftetari i tij Hidaim Rama nga Runiku .Fehmi Rama ishte njeri autoritativ.Fjala e tij shponte edhe gurin,siç i thonë një fjalë.Kishte aftesi te depërtonte ne zemren e qdo njeriu .Mbi të gjitha ai ishte humanist i pashoq .Ai karakterizohej me një afersi të madhe ndaj njerzvë ,veçanërisht ndaj femijëve , për të cilët ishte ne gjendje të sakrifikonte edhe atomin e ti te fundit.Keshtu për të siguruar ushqim për popullaten në malet e Drenicës Ai me disa shokë futen ne lagjen e Kastratve Polluzhes lagje që e kontrollinin serbet dhe arrijnë të sigurojnë sasi të konsiderueshme mielli tregon bashkëluftetari i tij Afrim Osmani.Leri leri të gjitha weqse kur e kujtonte të vellanë Valdetin ,të cilin serbet e kishin arrestuar me 27 Shtator 1998 ne fshatin Baicë të Gryka e Ramadanve dhe për fatin e të cilit nuk dinte gjë ,ashpersohej në kulm saqë nuk dinte çka është frika.
BAshkëluftetari i tij dhe daj qe e kishte Bahtijar Sahiti,që gjithashtu ishte pjesmarres i atij sulmi.
Flaka e luftës përhapej si valët e detit të trazuara nga Posejdoni idhnak.Një betejë e ashpër u zhvillua edhe ne Terstenik,ne lagjen e Gjokajve me 21 mars 1999 edhe ketu Fehmiu shkëlqeu si meteor i pashuar.Luftoi derisa ju skuq tyta e mitrolozit te tij besnik.Sepse Fehmiu ishte mjeshtër i perdorimit të të gjitha armëve ( automatikut ,snajperit,mortajës 150 e 500 ,zollës ,ambrusit,minave të ndryshme antitanke ,topit te dores etj),por mitralozin njëqindësh kurrë nuk e ndante nga vetja, ishte i meshiruar më të,ama edhe ai kurrë nuk e tradhtoi,kurr nuk i huqi.
Një ndër betejat më të njohura ështe edhe ajo që u zhvillua në Kryshefc të Drenicës që zgjati plot shtatë dite.Që një beteje e sukseshme ku armiku pati humbje të madhe në njërz dhe në mjetë luftarake.Komanda e Brigades 111 "ADEM JASHARI" jep urdher që tri togje t'i sulmojnë serbet .
Togut të Fehmiut i ra hise të shkojë drejt në ta .Ai me Xhevat Demakun u futen thellë në istikamet e tyne.
Fehmiu ne një kasetofon të një veturë e fut kaseten me kengen e Adem Jasharit dhe ia leshon zanin deri ne fund.Edhe vetë zunë të kendojnë në kupë të qiellit.Serbet e zëne beftë.u tmerruan dhe moren e u larguan qe aty.
Trimi Fehmi Rama idol të luftës për liri kishte Komandantin Legjendar Adem Jasharin.Me kengën e tij ne gojë nisej për në fronte ,më të luftonte dhe më të fitonte ,kete e tregon edhe pena e stërholluar e luftëtarit krijues,ndjerit ndër themeltaret e UÇK-së ,Zr.Rexhep Selimi kur skalit vargjet.
I këndon gryka zjarrit,
dhe zemra e luftetarit,
i prin për fitore,
kenga e Adem Jasharit.
Dhe me 14 prill 1999 një betejë te madhe ne fshatin Rakenic të Drenicës midis serbeve barbar më kengen e tij qe e thoshte qdo here kengen e Adem Jasharit niset drejt forcave barbare serbe ,me mitralozin e tij e as kengen nuk e ndali deri qastin e fundit te jetes se tij kur mori plag te renda nga qetniket barbar.
Ra Dëshmorë FEHMI RAMA
15.09.1976 -14.04.1999
LAVDi
![](https://i.ytimg.com/vi/-Ooc1Ma1_J8/maxresdefault.jpg)