Në një proces divorci në Shqipëri, fëmijët janë viktimat e vërteta të konfliktit.
Në shumicën e rasteve prindërit i përdorin fëmijët për egoizmin e tyre duke shkaktuar tek të vegjlit atë që njihet si Sindroma e Alienimit Prindëror, që vjen nga fjala “Alien” apo “i huaj”. Prej 20 vitesh si psikologe gjykate dhe eksperte në çështjet e divorcit Valbona Treska, thotë se keqtrajtimi që iu bëhet fëmijëve është vepër penale që dënohet nga 3 muaj deri në 2 vjet burg.
“Kemi prindër që urrejnë partnerin, janë të zemëruar më njëri tjetrit dhe në këtë proces urrejtje, iu thonë fëmijëve që siç e kam unë inat mamin duhet ta kesh edhe ti. Mami është e keqja, mami e solli gjithë këtë zallamahi, gjithë këtë dramë në shtëpi. Arrijnë deri aty sa edhe dhuratat, çokollatat apo lodrat që ua jep mami apo babi, i hedhin në kosh të plehrave, vetëm për t’i krijuar fëmijës idenë e urrejtjes ekstreme.
Sindroma e Alienimit Prindëror është një sindromë që përveçse deformon personalitetin e fëmijës, deformon plotësisht figurat prindërore në psikikën e fëmijës. Kemi prindër që tjetërsojnë me dashje figurën e prindit tjetër vetëm që fëmijët t’i përdorin si trofe dhe ata të jenë pjesë e urrejtjes që ata ushqejnë kundër njëri-tjetrit. Ata nuk kuptojnë që në këtë mënyrë rrisin fëmijë që nesër mund të kenë probleme të shëndetit mendor, por edhe probleme sociale dhe me kriminalitetin. Ajo që këshillojmë është që prindërit të mos i përfshinë kurrsesi fëmijët në problemet e tyre. Inatet janë të të rriturve, fëmijët mbajini larg.“-shprehet Valbona Treska, Psikologe Gjykate.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlieniPrindëror#Divorcet#TopChannelNews
Ещё видео!