Në seancën e mbajtur këtë të premte në gjykatën e Elbasanit, u dëgjuan konkluzuionet e fundit të avokatëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 21 prill të vitit 2021 në Elbasan. I pranishëm në senacë ishte edhe Arbër Paplekaj, i akuzuari për vrasjen e militantit të Partisë Sociliste, i cili dha dëshminë e fundit mbi ngjarjen,
Kam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga kryeministri për luftën e antiterrorist. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur. Pasi më shajtën, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër. Nuk desha me e vra atë djalë. Nuk gëzova me e vra atë djalë. Mbrojta jetën teme. U përballa me instiktet. Jam ish anëtar i forcave speciale. Dhe instikti i parë për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.
Duke iu drejtuar trupës gjykuese, Paplekaj shtoi se nuk kërkon drejtësi, por vërtetësi, sipas tij, për një akuzë qesharake që po bëhet nga një prokuror. Më datë 17 do merret përfundimisht vendimi për Arbër Paplejan, ndërsa një javë më parë prokuroria kërkoi që ish efektivi i RENEA të dënohet me 25 vite burg. Paplekaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”.
Arbër Paplekaj, truproja i Gazment Bardhit, drejtuesit politik i PD në Elbasan në atë kohë, në momentin që ekzekutoi Xhuvanin, ndaloi një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Ai i mori automjetin dhe u nis drejt Tiranës ku u drejtua te reparti i Forcave Speciale RENEA dhe hyri në zyrën e Komandantit, të cilit i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Më pas, i shoqëruar nga ai, u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pohoi se qëlloi për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS-së.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ArbërPaplekaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/-XoHuttwEc0/maxresdefault.jpg)