Aleksandër Vuçiç thotë se KFOR-i ndaloi Serbinë që të rrëzojë dronët e ngritur nga Kosova për misione, siç i quajti, spiunimi në territorin e Serbisë.
Presidenti serb foli sërish këtë të premte, ku tha se dronët janë ngritur në ajër në datat 5 dhe 20 qershor. Ai tha se Serbia është e njohur me qëllimet e dronëve Bajraktar, teksa kur u pyet nga gazetarët nëse janë dronë të Shqipërisë, apo të Kosovës, këmbënguli se ata janë pronë e Kosovës.
Qëllimet janë të qarta dhe njëri prej tyre është vëzhgimi i aftësive operative të ushtrisë sonë. Bajraktarët janë të Prishtinës dhe janë ngritur në datat 5 dhe 20 qershor. I kemi vëzhguar dhe nëse do të ishim në kohëra të tjera nuk do të qëndronin aq gjatë në ajër. Sot, hapësira është e kontrolluar nga KFOR-I dhe ne e respektojmë këtë.
Gjatë ditës së mërkurë, Vuçic tha se dronët ishin ngritur në 6 mijë metra lartisë në Gjakovë nga ku vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe. Në lidhje me pretendimet e tij, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk ka reaguar ende.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Serbi
![](https://i.ytimg.com/vi/-_EnkTA1B8I/maxresdefault.jpg)