Si asnjëherë tjetër, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë të gjithë arsenalin e batutave, duke “bombarduar” me etiketime nga më të ndryshmet për minuta të tëra sallën e Parlamentit. Deklaratat e opozitës, se Rama ishte nën efektin e kokainës, e kanë bërë të shpërthejë liderin e PS-së, duke lëshuar një sërë epitetesh ndaj Bashës, që tha se droga nuk kishte lënë vend të trupit të tij pa puthur, ndërsa lideri opozitar ka qenë disi më i kursyer me batutat. Goditja e madhe kryeministrit i erdhi nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila iu drejtua me fjalën “motër”.
Edi Rama: Nga një gjel i lagur, por krenar në 2013-ën, sot jeni një gjysmagjel edhe i lagur, edhe krenar, por edhe për të ardhur keq.
Lulzim Basha: Keni krijuar një realitet malinj dhe krekoseni si gjeli në majë të plehut.
Edi Rama: Bir o Lul vllai, kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall!
Monika Kryemadhi: Po e nis si motra, meqënëse motra e madhe ja ku është (drejton dorën drejt kryeministrit Edi Rama) dhe ka 13 motrat e tjera dhe këtë e them si në raportin politik, edhe në raportin personal.
Edi Rama: Krimi në gjuhë, krimi në buzë, krimi në faqe, krimi në gojë, krimi në qafë, krimi në gjoks, krimi në bark. Nuk po shkoj më poshtë.
Lulzim Basha: As krunde nuk shet më, petulla me ujë.
Edi Rama: Nuk ka zot kanarine, që me këngën e vet jua bën mendjen shqiptarëve aq sallatë që të shkojnë pas jush, nuk ka. Juve provojeni, kaloni nga zogu në zog edhe shiheni!
Lulzim Basha: Vini këtu dhe në flisni për farërat, për peshqit dhe për zogjtë, por vetëm drogën dhe krimin nuk e shikoni.
Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat.
Lulzim Basha: Batuta, tallje, dërdëllitje, dokrra hini.
Edi Rama: Shqiptarët e dinë që ju jeni njerëzit e kënduar në këtë vend. Ne jemi njerëz pa shkollë, ne jemi gjindje pa shkollë.
Lulzim Basha: Me fjalor të cunguar, me atë kompleksit e të pashkollit.
Edi Rama: Sali, larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin, asnjëherë.
Sali Berisha: Një hale në një copë mëndafshi.
Edi Rama: Edhe miku im Lulzim Basha këtu, pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 15 majit, e mohoi.
Lulzim Basha: Edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në këtë gjendje të çekuilibruar mendore që je ti sot, jo më një kryeministër.
Edi Rama: Mos lini rast pa e përdorur anglishten për ta bërë Shqipërinë dele të zezë!
Lulzim Basha: Dhe ke zgjedhur të bësh shfaqje këtu, si të jesh një artist cirku. Prenë dhe një biletë për të të parë ty dhe arushën.
Edi Rama: Krimi-krimi, droga-droga, mafia-mafia.
Nard Ndoka: Pasi je një lexues dhe një admirues i atyre shprehjeve të mia, po të them që kush pi kokainë, kruhet dhe nxihet. Jepini ujë këtij njeriu, se vetëm kjo ia ul dozën e kokainës, që të bëhet një njeri normal.
Edi Rama: Ka populli plot shprehje, se çfarë të ndodh kur fle me qenin, çfarë të ndodh kur fle me macen, etj. etj.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/-_rVylLJxhU/maxresdefault.jpg)