Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Ukrainës.
Qendrimi i prerë i Rusisë ka ardhur ndërkohë që ambasadori ka folur përballë ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimi, ku SHBA dhe Moska u përplasën më ashpër se kurrë.
Në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurisë së OKB lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Hoxha tha se një sulm ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës nuk është një krizë mes Rusisë dhe Perëndimit, por një sfidë për sigurinë europiane dhe atë ndërkombëtare
“Zhvillimet në kUfirin midis Rusisë dhe Ukrainës janë taktika të mirënjohura. I kemi parë në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë që prej 2014 në kurriz të mijëra jetëve njerëzore – civile dhe ushtarake. Rusia ka përdorur dhunën ushtarake si një mjet për të arritur qëllimet e saj politike dhe gjeopolitike. Narrativat e sferave të influencës në Europë, diktimet kërcënuese të orientimeve gjeostrategjike të vendeve të tjera janë vegla të një tjetër shekulli, të një tjetër kohe, kujtime të luftës së ftohtë. Shtetet sovrane marrin vendime me vullnet të lirë, jo nën kërcënimin e armës”
Shqipëria do të jetë anëtarë e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#OKB#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/-inZRo0nmyE/maxresdefault.jpg)