#oranews
Në bashkinë e Lushnjes numërohet kutia e fundit. Eriselda Sefa e PS fiton.
Deputeti Erjon Braçe dhe Taulant Balla kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit.
“Shumë respekt, mirënjohje dhe punë për ti kthyer banorëve të Lushnjes respektin. Na presin plot kantiere të mëdha pune. Punët do të nisin menjëherë' tha drejtuesi politik i qarkut.
Balla pranon se pjesëmarrja ka qenë e ulët “ne prisnim më shumë”
“Na duhet më shumë punë për ta thelluar fitoren vitin e ardhshëm” tha Balla.
Nga ana e saj fituesja e zgjedhjeve falenderoi votuesit.
Sefa: Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen për gjithë qytetarët e Lushnjes që më votë besuan. Alternativat që unë shpreha gjatë fushatës zgjedhore, idetë dhe projektet do të vihen në zbatim gjatë këtij viti. Edhe ata qytetarë që mbështetën alternativën tjetër unë i them që do të gjejnë një institucion të hapur pranë bashkisë Lushnje. Komunikimi dhe bashkëpunimi me gjithë qytetarët do të gjejë një derë të hapur.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!