New Genesis, edhe një herë, sjell një risi duke prezantuar të parin dhe të vetmin Panair Ndërkombëtar të Bukurisë në Shqipëri BEAUTY BALKAN 2014.
Panairi do të realizohet më 12 dhe 13 Prill në Hotel Sheraton, në zemër të Tiranës.
Panairi mbulon të gjitha fushat e Bukurisë dhe Estetikës me një pjesëmarrje të shumë markave të njohura nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova.
Më konkretisht në PANAIR prezantohen: Estetikë Mjekësore, Produkte kujdesi për trupin dhe fytyrën, kozmetikë bimore, produkte makijazhi, produkte bojrash dhe ngjyrash për kujdesin për flokët dhe thonjtë, pajisje për floktore dhe sallone estetike, produkte shëndeti dhe mirëqënieje dhe madje edhe për modën, bizhuteri dhe sallone martesash.
Në fund të këtyre eventeve do të bashkangjitet edhe organizimimi i Olimpiadës së Parë Ballkanike të Parukerisë me pjesëmarrje të parukierëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, e cila do të shpallë 3 fitues që më pas do të marrin pjesë në konkursin e madh të Parukierëve që do të organizohet në Itali.
Qëllimi është që Beauty BALKAN 2014 të bëhet ngjarja e vitit në fushën e Bukurisë në Ballkanin Perëndimor.
Informohuni në faqen e Panairit www.beautybalkan.al, në 3 gjuhë, dhe në facebook www.facebook.com/beautybalkan2014.
Ещё видео!