#oranews #ekskluzive #interviste #salvini #votimi #itali
Matteo Salvini, lider i Partisë Lidhja, një nga forcat kryesore të koalicionit të qëndrës së djathtë italiane, e një nga polet politike më të favorizuara nga sondazhet për të fituar zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatori në një intervistë ekskluzive për RTV Ora e Ora News, shprehet se "shpreson që shumë shpejt të vizitoj për herë të parë Shqipërinë në veshjen e një përfaqësuesi të një qeverie të djathtë."
Intervista u mor nga gazetarja Alba Kepi
RTV Ora: Senatore Salvini, lider i Partisë Lidhja, faleminderit që pak ditë para zgjedhjeve pranuat këtë bisedë të shkurtër për RTV Ora e Ora News Albania. Në Itali jetojnë rreth 700 mijë emigrantë shqiptarë e mjaft prej tyre me të drejtë vote në këto zgjedhje të 5 shtatorit. Dhe në këtë fushatë elektorale, kundërshtarët tuaj politikë kujtojnë fjalët tuaja ndaj shqiptarëve që i quanit dikur trafikantë, kontrabandierë, kriminelë. Si i komentoni?
Matteo Salvini: Për mua është vërtetë një emocion që në këtë fushatë elektorale të gjej në sheshe mjaft flamuj shqiponje, pra shqiptarë, Do të thotë se gjatë gjithë këtyre viteve miqësi, frekuentim e njohje na kanë ndihmuar të kuptohemi, të vlerësohemi e të gjejmë pika takimi me njëri-tjetrin. Jeni një popull krenar i historisë suaj, kulturës e traditës. Jeni një popull i pranishëm në të gjithë teritorin italian e përbërë në shumicën e rasteve nga gra e burra të mirë që punojnë. E nëse ka disa që gabojnë, ashtu sic ka dhe italianë është e drejtë të dënohen.
RTV Ora:Senatore ju jeni një lider i një Partie të Djathtë në një vend mik për Shqipërinë, Si janë raportet tuaja me të djathtën shqiptare. A keni një shkëmbim politik me politikanët e djathtë shqiptarë? Po me qeverinë e majtë shqiptare?
Matteo Salvini: Unë mendoj se raporti mes Italisë e Shqipërisë duhet të jetë më i fortë. Unë kam raporte të vazhdueshme me mjaft politikanë shqiptarë si të opozitës ashtu dhe të qeverisë sepse në ndryshim nga e majta italiane unë nuk bëj diskriminim. është detyrimi e kënaqësia ime të kem kontakte të drejtpërdrejta m e Tiranën.
Shpresoj vërtetë shumë që të vi për herë të parë në Shqipëri në veshje qeveritare në rrugë zyrtare, pasi duhet t'i bëjmë më të ngushta raportet mes Shqipërisë e Italisë që kohët e fundit janë rralluar për faj dhe të qeverive italiane e të një Bashkimi Europian të hnutuar. Afërsia në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të tjera fqinje në Europë është thelbësor.
RTV Ora: Senatore ka një preokupim të madh në komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali për reformën e pensioneve e njohjen e viteve të punës së emigrantëve punonjës shqiptarë. Gjatë kësaj legjislature që po mbyllet e qeverisë Draghi nisi praktika e realizimit të kësaj reforme mes dy vendeve e preokupimi është nëse në Itali do të fitoj një qeverisje e djathtë a do të mund të përmbyllet realizimi i kësaj reforme?
Matteo Salvini: Nëse qëndra e djathtë do të fitoj, nëse fiton Lega, prioritet kemi disa reforma në Itali. Në plan kemi reformën e pensioneve, shkurtimin e taksave, kontrollin e kufijve, që janë në mbrojtje dhe të interesave të qytetarëve të huaj në Itali e që nuk duhet të njësohen me ato të emigrantëve të parregulltë që zbarkojnë, atyre që trafikojnë, që vjedhin. Unë falenderoj popullin tuaj krenar e i përshëndes në distancë e shpresoj që të mbërrij shpejt zyrtarisht në Tiranë si pjesë e një qeveri të re.
Të dielën në Itali e mjaft emigrantë shqiptarë në këtë vend kanë të drejtë vote e mund të zgjedhin një Itali që rritet ekonomikisht, që synon punësimin, zhvillimin, mikpritjen, meritokracinë, gjithëpërfshirjen e respektin ndaj identitetit. Lidhja është një lëvizje e autonomisë, identitetit, Europës së popujve. E u kërkoj dhe shqiptarëve të Italisë të zgjedhin Lidhjen, të zgjedhin ndershmërinë, rregullat, punësimin. Faleminderit për çdo besim tuajin e shihemi së shpejti ne Shqipëri.
Një nga institutet më të njohura të analizave e studimeve politike, Demopolis ka publikuar sondazhin e tij të fundit sipas të cilit Qëndra e djathtë Italiane drejtuar nga Giorgia Meloni e Fratelli d'Italia mund të marri 46.5% të preferencës së votës së italianëve,
Qëndra e majtë e drejtuar nga Partia Demokratike me 29% të votës, Lëvizja 5 Yje 12.8% e poli i tretë i përbërë nga Partia Italia Viva e Matteo Renzit e Azione e Carlo Calenda me 7%.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!