Autokolonat ushtarake ruse janë parë duke hyrë në rajonet separatiste në Ukrainë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e trupave atje. Pamjet e frikshme të shpërndara në Tëitter tregojnë automjete të blinduara dhe ushtarë që lëvizin përtej kufirit në Donetsk. Kjo lëvizje e Rusisë vjen pasi Putin urdhëroi vendosjen e trupave në rajonet separatiste, duke pretenduar se ato po dërgohen atje për të "ruajtur paqen". Ndërkohë që më herët ai kishte njohur zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste.
Duke reaguar pas këtyre zhvillimeve, një zyrtar i lartë amerikan tha se masa e Rusisë nuk ishte lloji i "pushtimit të mëtejshëm" që do të rezultonte në nxitjen e nivelit më të ashpër të sanksioneve kundër vendit - por paralajmëroi se veprime të mëtejshme ushtarake nga Rusia tani mund të vijnë në çdo kohë .
Disa përdorues të Tëitterit në panik i kanë cilësuar këto ngjarje si shenjën e një Lufte të Tretë Botërore, të afërt. Kishte nga ata që nënvizonin se lufta dukej tani në horizont, ndërkohë që pandemia po fillon të largohet. “Ky është një tranzicion vërtetë i qetë nga covid 19 në luftën e tretë botërore”, shkruhet në rrjet.
Pamje:AFP Photo By Google
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Imazhet#Ukrainë#TopChannel
Ещё видео!