Policia greke ka gjetur një plantacion kanabisi në zonën kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë në bashkinë e Filatit në Thesproti.
Sipas autoriteteve greke, njësitë speciale të saj që ndodhen në zonën e kufirit kishin pikasur zonën e cila ishte shpyllëzuar dhe në vazhdim mbjellë me 2000 fidanë me kanabisi.
Policia dyshon se pronarët e këtij plantacioni janë shtetas shqiptarë nga zona e Konispolit ose fshatrave kufitare shqiptare që hyjnë në territorin grek duke shfrytëzuar faktin se zona në të cilën u gjetën bimët narkotike nuk ka banorë dhe është shumë e pyllëzuar.
Policia thotë se shtetasit shqiptarë kanë njohuri për mbjelljen e kanabisit por, për shkak të masave të rrepta monitoruese prej policisë shqiptare në territorin e vendit tonë, zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të mbjellin në tokën greke.
Bandat shfrytëzojnë edhe faktin që policia greke nuk ka mundësi të monitorojë në terren qindra kilometra vijë kufitare mes dy vendeve, por edhe për faktin se dënimet për kultivimin e kanabisit në Greqi janë edhe më të ulëta sesa në vendin tonë.
Afërsia e plantacioneve me vijën kufitare, bën që ata të largohen me shpejtësi drejt Shqipërisë nëse pikasen prej anti-drogës greke.
Burime policore i thanë Top channel se autoritetet helene janë vënë në alarm dhe po monitorojnë nga ajri zonat e largëta kufitare mes dy vendeve pasi kanë informacione se në këto zona janë mbjellë sasi të mëdha të kanabisit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kanabis#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/-yZtg5l2MjA/maxresdefault.jpg)