POGRADEC - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka shembur me një shpërthmi eksploziv një godinë 6-katëshe në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.
Shembja e objektit është bërë rreth orës 14:00, me anë të një shpërthimi të kontrolluar nga ana e inspektorëve të INUK.
Shembja e godinës 6-katëshe, ishte paralajmëruar më herët nga ana e INUK, ku gjatë këtyre ditëve ishte punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.
Mësohet se INUK ka mbajtur të pastër zonën përreth duke mos lejuar qarkullimin për disa momente në zonën përreth, në mënyrë që të shmangen incidente të mundshme.
Prej kohësh INUK kryen aksione në këtë zonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë shembur të paktën 4 ndërtesa.
Aksioni i INUK në këtë zonë, ka pasur edhe kundërshtimin nga ana e banorëve të zonës të cilët kundërshtojnë çmimin e dësmhpërblimit të vendosur nga qeveria.
![](https://i.ytimg.com/vi/01rE4nomLD4/maxresdefault.jpg)