Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë së Madhe, Keir Starmer konfirmoi të shtunën se qeveria e tij e nuk do të zbatonte politikën e paraardhësit për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit, që mbërrijnë në vend me varka të vogla, duke i dhënë kështu fund skemës përpara se ajo të niste të zbatohej.
Partia Laburiste fitoi thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes shpesh të trazuar të konservatorëve. Starmer tha se "skema e Ruandës ishte e vdekur përpara se të fillonte dhe se ajo nuk i ndalonte flukset e emigrantëve”.
Ai shtoi se qeveria e tij nuk ishte e përgatitur të vazhdonte me ato që ai i quajti truke, e që nuk shërbejnë për të ndaluar problemin.
Vitet e fundit në Britani kanë mbërritur me dhjetëra mijëra emigrantë që kanë kërkuar azil. Shumë prej tyre janë shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë ende në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre. Përgjatë vitit të kaluar më shumë se 16 mijë shtetas shqiptari aplikuan për azil, ndërsa këtë vit shifrat kanë rënë. Shumica e tyre mbërritën me gomone duke kaluar përmes La Manshit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ruanda#Sunak
![](https://i.ytimg.com/vi/09y4oF3JuG0/maxresdefault.jpg)