Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg, Jeton Lamin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ish-efektivi i operacionales ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit iu ul 1/3 e dënimit.
Më 5 dhe 7 gusht të vitit të kaluar, Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn, ndërkohë që më 10 gusht xhaxhai i Ervis Martinajt ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e nipit. Që prej asaj dite nuk dihet nëse Martinaj është marrë peng dhe është vrarë nga rivalët, apo ka inskenuar zhdukjen për t’i ikur kundërshtarëve.
Jeton Lami mohoi kategorikisht para hetuesve lidhjen e tij me zhdukjen e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Në dëshminë e Lamit thuhej se ai ishte takuar rastësisht me Ervis Martinajn në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë disa ditë para se ta shoqëronte në Durrës.
Sipas ish efektivit të operacionales, me Martinajn kishte njohje prej 10 vitesh dhe vetë ai i kishte kërkuar ta shoqëronte në një hotel në Durrës. Jeton Lami thotë se të nesërmen e ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn nga hoteli në Durrës drejt një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment ka humbur çdo kontakt me të.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Gjykata
![](https://i.ytimg.com/vi/0B0SdVW74lg/maxresdefault.jpg)