Shtrenjtohet nafta dhe benzina në pikat e karburanteve në vend. Anëtarët e bordit të transparencës vendosën nivelin e ri të çmimeve tavan, referuar luhatjeve në bursën Platts.
Duke filluar nga kjo e mërkurë, nafta tregtohet me 210 lekë për litër, duke u rritur me 2 lekë krahasuar me vendimin paraprak të bordit. Edhe çmimi i benzinës është rritur me tre lekë për litër duke arritur nivelin e çmimit të tregtimit me pakicë në 192 lekë për litër. Çmimi i gazit ka ndjekur një trend rënës dhe tashmë do të shitet me 69 lekë për litër, teksa çmimi i naftës për peshkim u vendos 116 lekë për litër.
Për të shuar të gjithë zërat kritike, përfshi këtu edhe konfidustrinë që kërkon shkrirjen e bordit të transparencës, ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në njoftimin zyrtar se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bordi#Cmimet
![](https://i.ytimg.com/vi/0K7wM5ekm6k/maxresdefault.jpg)