Tigra si kafshë shtëpiake
Një familje braziliane, ka vendosur të japë një kontribut konkret në ndihmë të tigrave, kafshë që rrezikojnë më shumë zhdukjen. Familja në fjalë, ka adoptuar 7 tigra, të cilët jetojnë në një shtëpi me ta.
Ary Borges i ka marrë dy tigrat, gati 8 vite më parë në një cirk dhe ata sillen lirshëm nëpër shtëpi, ku burri jeton bashkë me 3 vajzat e tij 20 vjeçare.
Tigrat, jetojnë dhe luajnë pa asnjë problem në ambientet e shtëpisë së kësaj familje, ku ndodhet edhe vajza 2-vjeçare Ryara, mbesa e Borges, e cila i trajton a ta sit ë ishin lodra.
Edhe pas kritikave të shumta të ardhura ndaj kësaj familje, për afërsinë që ata kanë me këto kafshë dhe rrezikun që ata mund të gjenden, Borges siguron të gjithë se nuk ka asnjë rrezik. Ai shprehet se do të mjaftonte që kafshëve t`u jepnim dashuri dhe respekt dhe të njëjtën gjë do të marrim nga ata.
Uraya, që është mamaja e vajzës së vogël Ryara, siguron të gjithë se nuk është aspak e preokupuar për të. Ajo shton se vajza e vogël dëshiron shumë të luajë me tigrat dhe shfaq një interes të veçantë për ta.
Ajo shton gjithashtu se ata janë kujdesur gjithmonë për këta tigra, i kanë ushqyer që kur ishin të sapo lindur . Kështu që instikti i egër i tyre nuk është zhvilluar kurrë tek ata dhe tashmë janë pjesë e familjes, nuk mund ta imagjinonim jetën pa tigrat në shtëpi.
Ещё видео!