Fjala - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Yiruma
Fjala
Fol një fjalë, nga kjo jetë i heshtur gati ike
Thonë edhe pusho pak, kur flet shumë, se na mërzite.
Fjala solli egon, intrigën, smirën, lakminë e pështjellinë,
Apo dha mirësinë, të vërtetën, barazinë dhe lirinë?!
E çarmatosën një njeri, e morën peng në pabesi,
I thanë: drejto mëhallën, përdor fjalën, ke pushtet e pasuri.
Atij bëj pusi, njerëzve nxirru mërzi, thuaj asaj e di
Ngatërroji edhe ata të dy, bëji zagarë që s’lehin as në shtëpi.
Në postin e ri e këshilluan, vepro shpejt e mos rri,
Nuk mundi me ia dalë, u bë gaz në krejt mëhallë,
Gjyqin ia bënë po ata “miq”, i kish kujtuar me para dhe ofiq
Flitej për dredhi, thonë a ka perëndi? Xhelatët dhanë “drejtësi”.
Kur flet shpirti dhe mendja jote, lajm i mirë i kësaj bote
Të flasësh drejt e në kohë, një kurajo të fortë nga ti e do
Flasin ata që mbrojnë të zinë, s’paske ti fjalë për ndershmërinë?!
Me ty është një ushtri e armatosur në fjalë, të keqes do t’i bëjë ballë.
Fjala e lirë të vërtetës i jep zjarr, duket si kalorës në kale
Bërtit si bariu, kur ujku sulmon bagëtinë, të tjerët në ndihmë të vinë
Njeriu pa fjalën e lirë, është si misri pa gjethe e pa kallinj
I gjallë e në jetë, qenia e tij përgjithmonë në gjumë ka mbetë.
Fol, sa grykat dhe malet të takohen me fjalën tënde jehonë
Ta kthejnë prapë në qytet, ndër jurista, ministra dhe deputet
Të dëgjojnë edhe hafijet, që jetën e shkuan duke përgjuar të tjerët
Të përsërisin edhe ata me jehonë, gjitha fjalët që njerëzit i thonë.
Duhet të flasësh me të madhe, sa qetësinë t’ia prishësh edhe qiellit
Shpirtin dhe mendjen tënde, fjala lëre t’i nxjerrë në dritën e diellit
Të flasësh për punën, jetën, ligjin, njerëzit, deri për shtëpinë
Të bërtasësh fort, një ditë do thonë dëgjojeni, s’na la të rrimë
© Autor, Skender Doçi,
Tiranë më, 24 Maj 2016
==========================
Fjala - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibrashpirtitiranaprishtinashqiperiapikturaqeveriaberishaburrifemraliriaditashiufjalanenadetipaqjanjeriudashuripetagoguparlamentigjumstudentnxenesmesueszotipoezi kosovarebashkikishaislamiamerikskender docivjedhjadrogavajza ne deboredeborezoti eshte njebeethovenvajzasekssimpatikeveshjegjoksishtypimediaaudiovizivepublicitetgazetarevistakonferencefjala e lirewordfreejusticespeak