[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon rihapjen e dosjes për ish-ministrin Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Kjo lëvizje e SPAK erdhi pas kallëzimit të Feruzan dhe Zamira Durdaj, të cilët humbën fëmijën e tyre në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi. “Nga analizimi i pretendimeve të parashtruara në kërkesën e mësipërme, nga rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera lidhur me faktet e pretenduara, si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e SPAK. Sipas organit të akuzës, Gjykata e Lartë ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj Fatmir Mediu prej imunitetit parlamentar si deputet. Por sot, arsyeton SPAK, imuniteti parlamentar nuk ekziston më në legjislacionin procedural penal. Për këtë arsye, SPAK kërkon nga Gjykata e Lartë revokimin e vendimit për pushimin e çështjes penale ndaj Fatmir Mediut.
Ещё видео!