Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre në debatin e tyre të enjten, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë në debat kandidatët më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Presidenti Biden ishte me grip.
Joe Biden dhe Donald Trump bënë një numër gabimesh faktike në fillim të debatit të enjten në Atlanta.
Presidenti Biden e filloi debatin me një gafë, duke pretenduar se kishte krijuar 15,000 vende pune. Numri i saktë është më shumë se 15 milionë vende të reja pune gjatë mandatit të tij, një nëvlerësim dramatik nga një kandidat, që po përpiqet të rifitojë besimin e votuesve në aftësitë e tij për të udhëhequr ekonominë e vendit.
Biden tha gjithashtu se “një dozë e insulinës kushton 15 dollarë tani, në krahasim me 400 dollarë.” Por kostoja e insulinës për amerikanët e moshuar, të cilët janë pjesë e programit të sigurimeve shëndetësore të qeverisë, është ulur në 35 dollarë bazuar në ligjin e pakësimit të inflacionit, të cilin Presidenti Biden e nënshkroi në vitin 2022. Kjo ulje e kostos së ilaçit të insulinës hyri në fuqi në vitin 2023, duke detyruar shumicën e kompanive të sigurimeve shëndetësore që ta ulin në 35 dollarë koston e ilaçit.
Zoti Trump tha se ekonomia amerikane ishte gati të fillonte të paguante borxhin e saj kombëtar përpara pandemisë së Covid-19. Kjo nuk është e vërtetë. Deficiti buxhetor po rritej gjatë mandadit të zoti Trump, sepse shkurtimi i taksave në vitin 2017, një ligj që e ka mbështetur ai, nuk ka ndihmuar në uljen e deficitit ashtu siç kishte premtuar ai. Zoti Trump trashëgoi një deficit buxhetor prej 585 miliardë dollarësh dhe ai u rrit në 984 miliardë dollarë në 2019, duke shënuar një rritje prej mbi 3 trilionë dollarësh vetëm në 2020 pas fillimit të pandemisë, sipas Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenit Biden nga mesi i debatit filloi të përqëndrohej në sulmet ndaj zotit Trump duke përmendur gjyqin në Nju Jork, në të cilin zoti Trump u shpall fajtor për fshehjen e pagesave për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniel për të mbajtur të fshehur një marrëdhënie seksuale me të. Presidenti Biden e quajti rivalin e tij republikan “një njeri të shpallur fajtor për një krim”.
Ish Presidenti Trump u përgjigj duke përmendur gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, në të cilin ai u shpall fajtor për akuzën se ka gënjyer në një formular për blerjen e një arme mbi historinë e përdorimit të drogës.
I pyetur për sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021 nga një turmë e mbështetësve të tij, ish-presidenti Trump u përgjigj duke thënë se ai nuk ishte përgjegjës për protestën në Kapitol dhe pretendoi se shumë nga të arrestuarit janë të pafajshëm.
“Ky është presidenti më i keq në historinë amerikane. Ky njeri nuk e kupton demokracinë amerikane”, tha Presidenti Biden në përgjigje të këtyre komenteve të rivalit të tij republikan.
Ish-presidenti Donald Trump u ankua se emigrantët që po hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme po strehohen në “hotele luksoze” ndërsa veteranët e ushtrisë sonë janë në rrugë.
Siç pritej, ai gjithashtu u përqëndrua shumë në çështjen e krimeve të emigrantëve. Ai tha gjithashtu se emigrantët po vijnë në Shtetet e Bashkuara nga “institucionet mendore” dhe “azilet”. Ai nuk ka dhënë prova për këtë pretendim, të cilin e ka bërë shpesh në tubimet elektorale.
Lufta Rusi-Ukrainë
“Ne jemi si një vend i pazhvilluar dhe kjo është e turpshme”, tha zoti Trump në debatin televiziv në selinë e kanalit CNN në Atlanta.
“Ne nuk respektohemi më”, tha zoti Trump, duke fajësuar për këtë Presidentin Biden. “Ata mendojnë se ne jemi budallenj.”
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JoeBiden#DonaldTrump#TopChannelNews
Ещё видео!