Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Seanca e parë në gjykatën e Apelit, për çështjen Hajdari përfundoi brenda pak minutash. Në sallën ku u zhvillua seanca sot u paraqitën i pandehuri Jaho Mulosmani, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Tiranës, si ekzekutor i deputetit Azem Hajdari, si dhe Ismet Haxhia e Fatmir Meta.
Edhe prokurorët Haxhi Giu dhe Artur Selamni kanë përfaqësuar sërish akuzën në Apel, ndonëse dy javë më parë u shprehën se do të zëvendësoheshin nga një prokuror tjetër. Asnjë nga palët pjesëmarrëse nuk e ka marrë fjalën, pasi relatorja Fatmira Laska tha, se do të tërhiqej nga gjykimi i çështjes.
Laska do t’i paraqesë kryetarit të Gjykatës së Apelit, kërkesën përkatëse me arsyetimin se një vit më parë, ajo ka dhënë një vendim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen, gjë që i heq asaj të drejtën të jetë në përbërje të trupit gjykues të dosjes. Dorëheqja e Laskës pritet të vonojë zhvillimin e seancës së ardhshme të çështjes.
Çështja Hajdari u apelua pak ditë pas vendimit që dha gjykata e shkallës së parë. Avokatët mbrojtës të Jaho Mulosmanit dhe Ismet e Izetë Haxhisë kërkojnë pafajësi për klientët e tyre. Ndërsa prokurorët kërkojnë, që vrasja e deputetit Azem Hajdari të cilësohet si vrasje për shkak të detyrës, si dhe dënimin me 20 vjet burg të Fatmir Metës, i cili u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga gjykata e Tiranës./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/0Yhu5ms2UYo/maxresdefault.jpg)