Menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, u publikuan edhe emrat e 5 personave të akuzuar për organizimin dhe vrasjen e biznesmenit lezhjan, Ardian Nikulaj.
Ata janë Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
I pari është shtetas shqiptaro-britanik, i cili dyshohet se është edhe organizatori i vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasi që ka shkrepur armën mbi Nikulajn besohet se është Ruben Saraiva me shtetësi portugeze.
Një nga anglezët mësohet se ka pasur akses në kamerat e hotelit të Nikulajt, duke monitoruar edhe lëvizjet e tij për disa ditë me radhë, si dhe ditën e atentatit.
Gjithashtu mësohet se Edmond Haxhia ka një lidhje familjare me Elton Lekstakajn, një nga shtetasit që kishte hasmëri të vjetër me Ardian Nikulajn.
Të 5 këta shtetas janë shpallur në kërkim, teksa policia ka kërkuar edhe ndihmën e shteteve të tjera, për të vënë në pranga 5 personat, që dyshohet se janë larguar në mënyra të ndryshme nga Shqipëria.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia
Ещё видео!