Pesë ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve testoi pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Në total janë 45 946 zgjedhës me të drejtë vote që do i drejtohen kutive të votimit më 24 shtator. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, votuan 23 mijë e 729 zgjedhës.
Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.
Identifikimi do të sigurojë informacion nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit.
Votimi për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë së Kukësit do të hapet në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 të kësaj të diele. Në fletën e votimit i pari do të jetë i renditur kandidati i Partisë Socialiste për kryesimin e Bashkisë së Kukësit, njëherësh edhe ish prefekt i qarkut, Albert Halilaj ndërsa i dyti do të jetë Emri Vata, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KQZ#Kukës
Ещё видео!