#oranews
“Ora News”, zbardh ekskluzivisht fotot e plumbava që vranë në 21 janar 2011, katër demostruesit, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.
Fotot publikohen për herë të parë, dhjetë vite nga vrasjet në bulevard, ku për tri nga katër episode janë identifikuar autorët, që sipas prokurorisë janë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-komandanti i njësisë së zjarrit, Agim Llupo.
Prendi dhe Llupo, u dënuan përkatësisht me 1 dhe 3 vite burg, për shkak se gjykata e Tiranës, bëri kualifikim të akuzës nga “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave”, në “Vrasje nga pakujdesia”.
E pazbardhur pas 10 viteve, vijon të jetë vrasja e protestuesit Aleks Nika, i cili ka qënë me duar në xhepa, kur është ekzekutuar me një plumb në kokë.
Ekspertiza ka treguar se plumbi ka pasur kënd drejtimi nga lart-poshtë.
Ndërsa kjo predhë që shihni në këtë foto poshtë të siguruar ekskluzivisht nga “Ora nevvs”, është pikërisht plumbi që vrau, të ndjerin Aleks Nika.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!