Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga bombardimet serbe ne fshatrat e Kosoves.
Sot trupat serbe e shkatëëruan Lekovecin dhe fshatrat përreth u pushtuan në vatra zjarri. Sipas dëshmive të njerëzve që u larguan në kodrat e Lekovecit dhe Drenicës, serbët kanë bombarduar dhe djegur shtëpitë e tyre pa ndonjë qëllim ushtarak. Forcat serbe po u afrohen bazave të UÇK-së në perëndim dhe kryesisht në qytetin e Junikut afër kufirit me Shqipërinë.
NATO njoftoi të premten se ishte e gatshme të vepronte për të ndalur luftimet në Kosovë por Rusia përsëri është kundër ndërhyrjes ushtarake. Në Prishtinë ministri i Jashtëm rus tha se ndërhyrja e NATO-s nuk do të sillte paqe në Kosovë. Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe luftëtarëve shqiptarë për një armëpushim.
Gazetare : Mirela Milori
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!