Dueti - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Sergey Grischuk
Dueti
Kur i shkel ti, lulet ngrihen përsëri
Kur i shkel unë, zhyten në thellësi
Ti lozonjare ke këmbën me magji,
Apo kilet e mia për lulet s‘janë mahi!?
Kur ecën ti, kërcen këngën e bilbilit
Kur eci unë, si hapi i rëndë i trimit
Ti simpatike je kërcimtare a balerinë,
Apo jam unë kau i madh në lëndinë!?
Kur ndalon ti, si sorkadhe tregon hijeshinë
Kur ndaloj unë, si ariu kur ngrohet në diell
Ti bukuroshe je Hirushja me sy bojqiell,
Apo jam unë shtriga, që mbi ty derdh zilinë!?
Kur flet ti, zogjtë mbajnë cicërimën
Kur flas unë, largohen s’durojnë oshëtimën
Ti sensuale luan pjesë të ëmbla me violinë,
Apo zëri im daulle e vjetër s`lë zogjtë të rrinë!?
Të zënë për dore luajmë duetin e dashurisë
Era sa andej-këndej flokët t’i shpurpuris
Lidhur me njëri-tjetrin, ecim lendinës në këmbë
Do rrëzohemi, në një bashkohemi te ky vend.
© Autor, Skender Doçi
Tiranë më, 19 Prill 2017
================================
Dueti - Poezi nga Skender Doçi
Теги
per levinenlevinalevina dociskenderdociskender dociberishepukeshqiperipoetpoeziletersikrijimtarivjershaartkompozimvideofotografigiovanni marradigiovannimarradiiballadashuriditadjali dhe gjyshishefiduhanikredia dhe duhanikalajaheroine gjum natahena diellishtegtaretvjeshtapranveraombrellapolitikatmerriburri me torbvajzadeborlavjerresigjelipuplateraereratdetiderrishiubetimipedagogubetimi i pedagogutduetiduetCinderellamagic