Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Valter Begaj e Ervis Lami do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Posaçme ka dëgjuar argumentat e palëve dhe ka vendosur që të lërë në fuqi masë e sigurisë të dhënë në mungesë. Gjatë zhvillimit të seancës ka pasur debate të shumta mes palëve. Tre të dyshuarit i kanë mohuar akuzat e prokuorisë në lidhje me këtë çështje.
“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender për persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet.”
Avokatët bënë me dije se do të bëjnë ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të SPAK. Ata dyshohen për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!