Politikani serb dhe ish kryetari i Partisë Demokratike (DS), Bojan Pajtiç zbulon se mbështetja e qytetarëve serbë për presidentin Aleksandër Vuçiç ka rënë ndjeshëm, pas pranimit të planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Pajtiç u shpreh se renia e mbështetjes për Vucic është në favor të partive të djatha opozitare. “Për momentin Vuçiç po zhvillon dy fushata”, theksoi ai.
Sipas tij, njëra fushatë është zyrtare dhe i referohet përpjekjes për të bindur qytetarët se nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, edhe pse sipas nenit 3 të Konventës së Vjenës e ka bërë këtë, sepse mjafton pëlqimi verbal që një marrëveshje e tillë të jetë e detyrueshme.
Pajtiç deklaroi se Vuçiç po udhëheq një tjetër “fushatë” kundër funksionarëve të partive opozitare të djathta, pasi rreziku për t’i marrë vota tani i kanoset nga e djathta.
Por President Vuçiç është zotuar se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosovës.
“Nuk do të jem unë ai që do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, më vjen turp të shkoj nëpër Serbi. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de facto, as de jure, por ne duam paqe me shqiptarët, duam marrëdhënie të mira”, tha ai Vuçiç duke folur në një aktivitet në Vranjë, në jug të Serbisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Mbështetja
![](https://i.ytimg.com/vi/1ERB60jrIy4/maxresdefault.jpg)