Zyrtarisht, prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës për mjekët dhe punonjësit e spitalit të Onkologjikut që adresonin pacientët në klinikat e tyre private. Por, Kryeministri Edi Rama shkoi më tej duke e konsideruar skandalin si krim kundër njerëzimit.
RAMA - Kreu i Qeverisë kërkoi prej mjekëve që t’i trajtojnë kolegët e tyre të akuzuar si të dyshuar në këtë rast dhe të japin maksimumin në shërbim të qytetarëve për të mos lejuar njollosjen e emrit të shëndetësisë nga episode të tilla.
Lidhur me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministres, Albana Koçiu, Rama e konsideroi atë joracionale.
RAMA - “Kërkesa në komente për dorëheqjen e ministres, të zakonshme akuzat dhe sajesat nga ata me shpirt katran dhe mendje sahan i gëzohen këtyre rasteve për lojën e përditshme me mendjen e njerëzve duke arritur në fabrikim kriminal të historisë së kobaltit. Të mbështetur edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike.
Kryeministri përgëzoi drejtësinë dhe u bëri thirrje gjyqtarëve që të mos lejojnë relativizimin e veprimtarisë kriminale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Skandali#Onkologjiku
![](https://i.ytimg.com/vi/1F6Axx-yTgA/maxresdefault.jpg)