Më shumë se 16 orë ka zgjatur rezistenca e 45-vjeçarit, Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit pasi urdhrit të policisë për t’i kontrolluar banesën iu kundërpërgjigj me breshëri automatiku. Edhe pse forcat speciale RENEA negociuan pothuasje gjatë gjithë natës, që 45-vjeçari t’i dorëzohej policisë, ai qëlloi disa herë në drejtim të tyre, por në orët e para të mëngjesit e arrestuan pasi e plagosën në këmbë dhe në bark.
Pas kësaj ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se, kohët e fundit Kavaja ka shfaqur edhe probleme mendore, ndërsa në banese iu gjet një armë zjarri tip pushkë dhe një sëpatë.
Sulmi me armë ndaj policisë nga Josif Kavaja erdhi pas urdhrit të gjykatës për të ushtruar kontroll në banesën e tij, për shkak se banorët e zonës kishin denoncuar për të shtëna me armë. 45-vjeçari, 20 vite më parë ka jetuar në shtetin grek, ku është hetuar edhe për një vrasje, por nuk është gjendur fajtor.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/1TKbB_t5SSY/mqdefault.jpg)