Gjenerali më i lartë i ushtrisë amerikane, i tha ligjvënësve se bota po bëhet gjithnjë e më e destabilizuar dhe potenciali për konflikt ndërkombëtar domethënës po rritet pa u ndalur”. Shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Mark Milley dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, dolën para komitetit të shërbimeve të armatosura të kongresit amerikan në të parën dëshmi të tyre që nga pushtimi rus i ukrainës. Dy liderët e Pentagonit thanë se kërcënimet nga rusia dhe Kina mbeten domethënëse ndërsa mbrojtën qëndrimin amerikan ndaj luftës dhe furnizimet me armë për Ukrainën. Milley tha se pushtimi rus i ukrainës është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në evropë e ndoshta edhe në botë në 42 vitet e tij në shërbim të ushtrisë amerikane, por shtoi se ishte i inkurajuar nga mbështetja e botës për Ukrainën
Ne po përballemi tani me dy fuqi globale: Kinën dhe Rusinë, secila me kapacitete domethënëse ushtarake, që duan të ndryshojnë nga themelet rregullat e bazuara në rendin aktual global. Ne po hyjmë në një botë që po bëhet më e pastabilizuar dhe potenciali për konflikt të madh ndërkombëtar po rritet, nuk po zvogëlohet.
Milley po ashtu kërkoi më shumë raketa kruiz bërthamore, që lëshohen nga deti, ndërkohë që potenciali i një konflikti është gjithnjë e më i madh dhe paralajmëroi se lufta në ukrainë mund të zgjasë me vite të tëra.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Paralajmerimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/1YMSKjQQ9fg/maxresdefault.jpg)