Lëvizjet e Suedisë dhe Finlandës drejt NATO-s kanë vënë në alarm Kremlimin, që kërcënoi hapur aleancën ushtarake me pasoja të rënda në rast anëtarësimi të këtyre dy vendeve. Nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake, atëherë Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj dhe se nuk mund të flitet më për një Baltik "të lirë nga armët bërthamore.
Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun - ekuilibri duhet të rivendoset," tha Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili shtoi megjithatë se "Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte". Reagimi i ashpër i Moskës erdhi një ditë pasi kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, pohoi se Helsinki do ta marrë brenda disa javësh vendimin nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Nuk do të jap afate të qarta kohore se kur do ta marrim vendimin tonë, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt. Do t`i kemi këto diskutime brenda disa javësh, e jo muajsh.
Homologia suedeze e kryeministres Marin, Magdalena Andersson, paralajmëroi gjithashtu një ndryshim të madh të politikës për shtetin e saj, duke thënë se edhe Stokholmi po kërkon gjithashtu tani t’i bashkohet NATO-s. Të dyja këto vende janë treguar të kujdesshme dhe për vite me radhë e kanë shmangur hedhjen e një hapi të tillë që do të krijonte tensione të mëdha me Rusinë, por lufta e Ukrainës ka ngjallur shqetësime shumë të mëdha përsa i takon situatës së sigurisë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#NATO#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/1dn9NcYuAuA/maxresdefault.jpg)