Mesazhi i fundit i dërguar nga rojet bregdetare ukrainase që mbronin një ishull strategjik përpara se të vriteshin nga ushtria ruse, ka bërë xhiron e botës. Tepër të paktë në numër përballë trupave ruse, edhe pse e dinin cfarë fati i priste, 13 rojet e stacionuara në Zmiinyi, apo ishulli i Gjarprit rreth 40 kilometra larg kufijve me Moldavinë e Rumaninë i sfiduan hapur forcat pushtuese, e bashkë me to, sfiduan edhe vdekjen e sigurtë.
Përmes altoparlantëve, anijet ruse i kërkuan të dorëzoheshin. “Ulini menjëherë armët sepse në të kundërt do të goditeni nga një sulm me bomba. Le të shmangim gjakderdhjen dhe vdekjet e panevojshme”, ishte apeli i palës ruse. Dy roje ukrainase dëgjohen duke folur me njëri-tjetrin: A t`i them të shkojnë të mbushen? Dhe pastaj vjen përgjigja e tyre: “Luftanije ruse, vafsh në djall”! , e treguar nga pamjet nw Twitter nga Alec Luhn.
Mesazhi audio u siguruar në fillim nga media ukrainase Ukrayinska Pravda, dhe tashmë është konfirmuar edhe nga ministria ukrainase e mbrojtjes. Volodimir Zelensky i përshkroi si heronj 13 rojet që humbën jetën nga sulmi rus. Të gjithë atyre u janë dhënë pas vdekjes medaljet e Heronjve të Ukrainës. Dy luftanijet ruse iu afruan ishullit të enjten, pak pasi presidenti rus Vladimir Putin dha urdhrin për fillimin e pushtimit të Ukrainës. Ndërkohë nga i gjithë vendi po thirren rezervistë për të mbrojtur Ukrainën. Zelensky nënshkroi një dekret për mobilizimin e përgjithshëm. Ai vlen për 90 ditë, ndërsa meshkujt nga mosha 18-60 vjeç nuk lejohet të largohen nga Ukraina.
Pamje: AFP &Twitter: Alec Luhn
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!