Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Astrit Beqirit, i cili aktualisht po vuan burgimin me 7 vite e 4 muaj, pasi konsiderohet si kreu i një grupi kriminal. Beqiri u dënua më 23 mars të vitit 2021 me 14.2 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.
Beqiri është pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte te shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor 2019.
Pasuritë janë në emër të shtetasit Astrit Beqiri, i cili aktualisht po vuan burgimin me 7 vite e 4 muaj, pasi konsiderohet si kreu i një grupi kriminal. Në njoftimin zyrtar, rezulton se janë sekuestruar dy pulari me vlerë 800 mijë euro dhe pesë automjete të ndryshme me vlerë 173 mijë e 500 euro. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 8.6 milionë lekë të rinj, para të gjetura cash. Pasuritë e sekuestruara kanë kaluar për llogari shtetit shqiptar.
Hetimet nisën në Danimarkë pas trafikut të një sasie të madhe kokaine atje. Ishte Krasniqi, i identifikuar fillimisht si shtetas kosovar nga autoritetet daneze, por që në fakt ishte nga Shkodra dhe quhej Jetmir Kastrati, ai që akuzohej si kreu i grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve skandinave. Organizata përbëhej nga anëtarë serbë, holandezë, shqiptarë, suedezë, ndërsa droga shpërndahej në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Slloveni.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjykata#Astrit
Ещё видео!