Gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të NATO-s në uashington, presidenti amerikan, Joe Biden e paraqiti veten si mbrojtës të aleancës, teksa e portretizoi Trumpin si rrezik. Ai e akuzoi Donald Trumpin – i cili gjatë presidencës së tij nga viti 2017 deri më 2021 shpesh kishte kritikuar aleatët e NATO-s dhe kishte sugjeruar se mund ta largojë Uashingtonin nga aleanca – se nuk ka “përkushtim ndaj NATO-s”. “Ai e ka bërë të qartë se nuk do të ndihej i obliguar që ta respektonte Nenin 5”, tha Biden për Trumpin, duke iu referuar paktit të NATO-s që kërkon përgjigjen e aleancës në rast se ndonjë shtet anëtar do të sulmohej.
Biden po ashtu pretendoi se gjatë samitit të NATO-s liderë të tjerë i kishin thënë atij se edhe një presidencë Trump do të ishte “katastrofë”. “Nuk kam dëgjuar asnjë aleatë evropianë të më thotë ‘Joe, mos garo’”, tha Biden për gazetarët. “Ajo çfarë kam dëgjuar të më thonë është ‘Duhet të fitosh. S’mund ta lësh atë [Trumpin] të fitojë, ai do të ishte një katastrofë”. Paraqitja e tij para mediave është parë si moment kyç për presidentin amerikan, pas paraqitjes së tij të dobët gjatë debatit kundër Donald Trumpit, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Paraqitja e Biden, 81 vjeç, gjatë debatit të 27 qershorit nxiti dyshime lidhur me aftësinë e tij për të mposhtur Trumpin apo për të shërbyer edhe për një mandat presidencial, nëse do të fitonte. Po ashtu, janë rritur thirrjet në mesin e mbështetësve demokratë dhe zyrtarëve të zgjedhur që Biden t’i japë fund fushatës presidenciale, edhe pse figurat e larta të partisë kanë vazhduar mbështetjen e tyre për presidentin amerikan. Para se të niste konferenca, që nga disa u cilësua shumë e rëndësishme, Biden u përball me kritika pasi gabimisht iu referua presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si “presidenti Putin”. Po ashtu, në konferencë ai bëri një gafë tjetër, pasi gabimisht iu referua Trumpit si “nënpresident” i tij.
Kur u pyet nga gazetarët nëse është i aftë që të shërbejë edhe për një mandat, Biden tha se do të vazhdojë fushatën e tij për president, duke theksuar se kontrollet neurologjike kanë treguar se ai është “në formë të mirë”. Presidenti amerikan insistoi se ai është “më i kualifikuari” për të qeverisur me SHBA-në.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gafa#Biden
![](https://i.ytimg.com/vi/1ivJAgPzceg/maxresdefault.jpg)