Të hënën, Kina dënoi me burg të përjetshëm shtetasin amerikan John Shing-Wan Leung, 78-vjeçar, i cili ka rezidencë të përhershme në Hong Kong, me akuzën e spiunazhit. Ky rast pasqyron përkeqësimin e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Uashingtonit gjatë viteve të fundit. Leung u ndalua nga byroja lokale e agjencisë së kundërzbulimit të Kinës në qytetin e Suzhou më 15 prill 2021, pasi Kina kishte mbyllur kufijtë e saj dhe kishte zbatuar kufizime të rrepta të udhëtimit dhe kontrolle për të luftuar përhapjen e COVID-19. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Gjykata e Suzhou bëri njoftimin për dënimin e tij në faqen e saj të rrjeteve sociale. Hetimet dhe gjykimet e tilla mbahen me dyer të mbyllura dhe shumë pak informacion jepet. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë në nivelin më të ulët në dekada mes mosmarrëveshjeve mbi tregtinë, teknologjinë, të drejtat e njeriut dhe qasjen gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj pretendimeve të saj territoriale që përfshijnë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore. Dënimi vjen në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden po udhëton për në Hiroshima të Japonisë, për samitin e Grupit të Shtatë shteteve kryesore industriale, i pasuar nga një vizitë në Guinenë e Re, ku Kina ka kërkuar të rrisë ekonominë e saj, por edhe ndikim ushtarak e diplomatik. Ndërsa ndikimi ekonomik i Kinës po rritet globalisht, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në rajonin Azi-Paqësor kanë rritur praninë e tyre në këtë zonë, duke ofruar investime dhe ndihmë financiare që rivalizojnë Kinën. Akuzat për spiunazh janë shumë selektive dhe provat që i mbështesin ato nuk publikohen. Kjo është praktikë standarde e shumicës së vendeve kur bëhet fjalë për spiunazh, jo vetëm e Kinës. Megjithatë, sistemi politik autoritar i Kinës dhe kontrolli absolut i Partisë Komuniste në pushtet mbi çështjet ligjore, shoqërinë civile dhe lirinë e informacionit parandalojnë kërkesat për informacione të mëtejshme, si dhe apelimet në gjykatë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kina#SHBA
Ещё видео!