Blutë e Sarandës kanë vënë në pranga dy persona në kuadër të operacioneve “Strike 11” dhe “Strike 12 për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit “Strike 11”, në Sarandë, u arrestua në flagrancë 35 vjeçari Albion Selfo, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës. Në banesë Policia i gjeti dhe i sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis, një sasi farash kanabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.
Ndërsa gjatë operacionit “Strike 12”, në Ksamil u arrestua në flagrancë 46 vjeçari Sokol Maliqi, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Sarande
![](https://i.ytimg.com/vi/1uPPYpqYCGw/maxresdefault.jpg)