#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Krisanthi Kalogeri – astrologe
Doklea Karametaj – psikologe
Rexhina Elezi
Gazetare: Agida Koçi
Musaka me patëllxhanë dhe mish
1,2 kg patëllxhanë
3 qepë mesatare
500 gr mish të grirë
400 gr domate (të pjekura)
5 thelpinj hudhër
Kripë dhe piper i zi
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Beshameli:
50 gr gjalpë
50 gr miell
500 ml qumësht
1 të verdhë veze
Kripë dhe piper i zi
Arrë moskat
30 gr parmixhan
Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta për së gjati ose rrumbullake, si të dëshironi. Mund t’i piqni në zgarë ose t’i pudrosni me pak miell dhe t’i skuqni, zgjedhja është e juaja.
Presim qepët hollë në kubikë dhe e kaurdisim me pak vaj deri sa të zverdhet pak. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen deri sa edhe mishi të marrë pak ngjyrë. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë.
Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë hudhrat e grira, i përziejmë mirë e më pas shtojmë pak ujë (150 ml). Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Në fund shtojmë majdanoz dhe gati për të shtruar tavën.
Përgatisim beshamelin si zakonisht. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim për 5 minuta. E shuajmë me qumësht dhe e përziejmë vazhdimisht deri në vlim. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat.
Në një tavë shpërndajmë 3 lugë gjelle beshamel. Vendosim një shtresë feta patëllxhanë njëra pas tjetrës. Mbi to shpërndajmë pak beshamel dhe kimë të përzier. Mbulojmë kimën me feta patëllxhani. Këto shtresa mund t’i përsërisim duke mbyllur në fund me një shtresë patëllxhanë të mbuluar me beshamel dhe spërkatur me parmixhan. Vendosim musakanë në furrë në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta.
Sallatë me fasule
2 fç fasule të gatuara
2 speca të pjekur (në kubikë)
2 kastraveca turshi
6 domate të thata (në vaj)
1 tufë majdanoz
Dressing:
1/2 qepë në kubikë të vegjël
5 lgj vaj ulliri
1 limon
Kripë
Fillimisht përgatisim dressing-un. Vendosim qepët e prera në kubikë të vegjël në një tas. Shtojmë në të lëngun e një limoni, vaj kripë e piper të zi. I përziejmë së bashku me qëllim që qepa të marinohet.
Në një tas të madh vendosim fasulet, specat e pjekura në kubikë, kastravecat e prera në kubikë, domatet e thata në kubikë, majdanozin e grirë. Shtojmë qepën e marinuat me dressing, i përziejmë të gjitha së bashku dhe i shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
#krisanthikallojeri #rexhinaelezi #dokleakarametaj
Ещё видео!