Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari me iniciale A.H. është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.
Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se 53-vjeçari posedonte lëndë narkotike dhe armë. Nga kontrolli në banesën e tij iu gjetën disa doza kokaine gati për shitje dhe sende të tjera që shërbenin për përgatitjen e drogës.
Po kështu, iu sekuestrua 1 pistoletë sportive dhe dy armë të ftohta. 53-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve sportive dhe armëve të ftohta.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/1x_GasPUr20/mqdefault.jpg)