Informacione dhe kuriozitete mbi shëndetin!
Kur mendon për rreziqet në pishina, natyrshëm mendja të shkon te mbytja por ja që ka edhe mjaft rreziqe të tjera që shpesh lihen pas dore. Në një studim të kryer me ujin e pishinave publike, rezultoi se 58% e filtrave të ujit që u analizuan, ishin pozitiv për E. Coli, bakter i gjendur te feçet. Pra nëse noton në një pishinë dhe ndodh të përtypësh ujë, mund edhe të sëmuresh, me diarre, përzierje, apo dhimbje stomaku. Për ta shmangur këtë, sigurohuni të shkoni në pishina ku uji ndërrohet e filtrohet rregullisht, dhe shmangni hapjen e gojës teksa notoni.
![](https://i.ytimg.com/vi/2-KOB6k9skw/maxresdefault.jpg)