Duke nisur nga kjo e hënë dhe për gjashtë javët në vazhdim anketuesit e Institutit të Statistikave do të ndalen në çdo banesë në vend ku qytetarët do të duhet të plotësojnë pyetësorin prej 19 faqesh, ndarë në 8 module, i cili mbledh informacion lidhur me ndërtesën, banesën, njësinë ekonomike familjare, bujqësinë, të dhënat personale dhe vizitorët.
Veç panoramës që do të japë mbi numrin e shqiptarëve që jetojnë në vend, disa nga pyetjet e pyetësorit do të zbardhin edhe të dhëna të tjera, që kanë të bëjnë me shërbimet, mirëqënien.
Disa pyetje të anketës janë: A është instaluar energjia elektrike në banesë, a ka banesa dush ose vaskë, cili është statusi i pronësisë, cili është niveli arsimor, besimi fetar, statusi i punësimit, nëse familja ka pjesëtarë që kanë emigruar jashtë vendit, cilat janë arsyet që i kanë shtyrë drejt largimit nga vendi e të tjera.
Censi ofron edhe numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave dhe të dhëna demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.
Pyetësori përfshin edhe pyetjen në lidhje me kombësinë, shoqëruar me gjobën prej 100 mijë lekësh për këdo që deklaron një kombësi tjetër nga ajo që rezulton në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.
Censi i 12-të në historinë e vendit, do të realizohet për herë të parë me pajisje elektronike, tabletë, të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren.
Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë personat në moshë madhore që jetojnë në Republikën e Shqipërisë janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.
Në qershor të vitit të ardhshëm do të publikohen rezultatet përfundimtare të Censit në nivel kombëtar, në tetor do të publikohen në nivel qarku apo bashkie, në dhjetor të dhënat e CENSIT do i dërgohen Eurostat dhe më pas do të kryhet analiza e të dhënave.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Regjistrimi#Popullsia
Ещё видео!