#reportTV #lajmeshqip #lajme Kontrolle të detyruara çdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve. Ky është veprimi i radhës i qeverisë në mënyrë që të marrin fund ndërtimet pa leje. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të shtëpive të reja në Zall Herr, ku hyjnë 199 familje pasi u goditën nga tërmeti. Rama tha se Tirana ka problematikën më të vogël dhe theksoi se operacioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri paralajmëroi se do të ketë kontrolle me detaje edhe në bregdet duke thënë se do “t’i vënë fre të babëziturve që zaptojnë në rërë e det”. Qeveria do ta shtrojë këtë operacion deri në hotele dhe biznese duke theksuar se populli do të marrë pjesën që i takon nga ata që përfitojnë duke bërë ndërtime pa leje.
Ещё видео!