#oranews #Xhanitopalli #greqi #vrasja
Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli është gjendur i pajetë, pasi ishte zhdukur që prej 28 gushtit 2022.
46 vjeçari është vrarë nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit, i cili tashmë është arrestuar.
Pronari i hotelit pranoi vrasjen e tij dhe më pas tregoi para autoriteteve se ku e kishte lënë trupin.
Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t'i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm. Sipas informacioneve, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim në vrasje është arrestuar edhe djali i autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit. Biznesmeni, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një pronar hoteli 53-vjeçar nga Kallithea për t'i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.
Siç u bë e ditur, 46-vjeçari kishte llogari të hapura dhe tentonte të mblidhte borxhin nga biznesmenë të ndryshëm.
Pronari i hotelit, në deklaratën e parë që kishte dhënë, u kishte thënë autoriteteve se takimi i tyre ishte anuluar.
Megjithatë, gjatë hetimeve, provat dolën kryesisht nga kamerat që treguan se ata ishin takuar në një pikë ngjitur me njësinë hoteliere, shkruan Protothema.
Pronari i hotelit duhej të dëshmonte të shtunën, por nuk u paraqit tek autoritetet duke përmendur se një i afërm i tij ishte i sëmurë dhe po trajtohej. Mirëpo, një gjë e tillë doli që nuk ishte e vërtetë dhe ai u shoqërua për tu marrë në pyetje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!